Skuadra arabe interesohet për Simone Inzaghin, do të bëhet trajneri më i pagur në botë

Simone Inzaghi po kalon një sezon fantastik si trajner i Interit.
Kur jemi në përfundim të sezonit futbollistik, zikaltërit janë në garë për tre tituj, aktualisht janë lider të Serie A, si dhe kanë arritur në gjysëmfinale të Kupës së Italisë dhe Ligës së Kampionëve, shkruan IndeksOnline.
Pavarësisht kësaj, Inzaghi sezonin e ardhshëm mund të jetë trajner në Arabinë Saudit.
Raportohet se skuadra e Al Hilal po përgatitet për një revolucion për sezonin e ardhshëm.
Jorge Jesús prej disa kohësh është i lidhur me kombëtaren braziliane , diçka që nuk u ka pëlqyer shumë drejtuesve të Al Hilal-it, duke reaguar shpejt dhe duke lëvizur pranë Simone Inzaghit, të cilit i kanë vënë në tavolinë një kontratë që do të ishte e vështirë të refuzohej për shkak të shumës ekonomike.
Raportohet se presidenti i klubit saudit ka qenë tashmë në Milano për të folur me menaxherin e Interit, i cili mund të bëhet trajneri më i paguar në botë./IndeksOnline/