12:36 / E Diele, 26 Maj 2024 / Gj. Sh

Skuadra arabe synon transferimin e Edersonit

Portieri brazilian, Ederson mund të largohet nga Manchester City gjatë afatit kalimtar veror.

”DailyMail” raporton se skuadra arabe, Al Ittihad, dëshiron transferimin e brazilianit, shkruan IndeksOnline.

Ata janë të gatshëm për të bërë një odertë prej 25 milionë funtesh për Edersonin.

30 vjeçari tashmë e shtatë vite është pjesë e Manchester Cityt, ku fitoi gjashtë tituj të Premierligës, dhe Ligën e Kampionëve, vitin e kaluar./IndeksOnline/