Skuadra e Arbër Zenelit del me njoftim zyrtar, tregon sa muaj mungon ylli kosovar
Skuadra franceze, Reims ka dalur me njoftim zyrtar për operimin e Arbër Zenelit.
Në njoftim thuhet se operacioni i kosovarit ka shkuar mirë dhe se futbollisti do të jetë jashtë fushave nga 7 deri në 9 muaj.
Poashtu, Reims tregon se Zeneli do të kalojë në disa faza rehabilitimi.
Rikthimi i Arbër Zenelit pritet të ndodhë në muajt e parë të vitit 2020./Indeksonline/
