19:41 / E Shtunë, 28 Nëntor 2020 / Blerim

Skuadra e Arsenalit shet 2 mijë bileta për 20 minuta për ndeshjen ndaj Rapid Vienna

Arsenali do të jetë klubi i parë i Premierligës që mirëpret tifozët përsëri në stadiumin e tyre.

Herën e fundit që tifozët u lejuan në “Emirates” ishte pothuajse nëntë muaj më parë, kur Arsenal mundi West Ham 1-0 me 7 mars, shkruan IndeksOnline

Arsenali shiti të gjitha 2 mijë biletat për takimin e ditës së enjte ndaj Rapidit Vienna vetëm për 20 minuta.

“Topçinjtë” do të jenë klubi i parë i Premierligës, që pas lehtësimi të masave nga Qeveria londineze, të luajë një ndeshje me tifozë, pasi pandemia Covid-19 kishte bllokuar botën.