Skuadra e Austin shkruan shqip, shumë tifozë shqiptarë në tribuna për Myrto Uzunin
Myrto Uzuni ka bërë shumë shqiptarë që të shkojnë në stadiumet e futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Faqja zyrtare e klubit ku luan sulmuesi shqiptar, Austin FC – ka publikuar një video ku lojtari “kuqezi” takohet me tifozët pas ndeshjes, shkruan Indeksonline
Në mbishkrim të kësaj video, admini i faqes ka shkruar shqip: Shumë dashuri për Shqipërinë.
Uzuni tashmë është bërë një idhull te Austin. Në fillim të këtij sezoni të ri, ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asist./Indeksonline/

