Skuadra e Ballkanit arrin në Lituani

Kampioni aktual i Kosovës në futboll, Ballkani, nesër do ta luaj ndeshjen e dytë kualifikuese për Champions Leagu, ndaj skuadrës së Zalgiris.
Skuadra e Ballkanit ka udhëtuar sot drejt Lituanisë, dhe kanë arritur atje ku edhe kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes, raporton Indeksonline.

Stërvitja u zhvillua në stadiumin ku do të luhet ndeshja Zalgiris-Ballkani.

Ndeshja do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00, në orën lokale të Kosovës.
Ndeshja e parë mes këtyre skuadrave përfundoi me rezultatë të barabartë 1-1./Indeksonline/
