75 Mall Live Search
16:31 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Skuadra e Bundesligës tallet keq me tifozët e Arsenalit

 Skuadra gjermane, RB Leipzig ka pasur një përplasje me tifozët e Arsenalit për mos inkuadrimin e lojtarit Emile Smith Rowe javën e kaluar.

Leipzig përmes një postimi në Twitter ka thënë se zhurma e tifozëve të Arsenalit në rrjetet sociale është më e madhe se zhurma që bën një motor i avionit.

Mesfushori sulmues nuk u inkuadrua në fitoren e tyre 3-0 kundër Hannover 96 të premten mbrëma, shkruan Indeksonline.

Shefi i Leipzig, Ralf Rangnick ka konfirmuar: “Ai ka një dëmtim të thellë në Londër dhe nuk do të jetë në gjendje të stërvitet plotësisht me ne për dy apo tre javët e ardhshme.

Emile Smith Rowe është huazuar deri në fund të sezonit nga Arsenali te Leipzig gjatë afatit kalimtar të janarit. /IndeksOnline/