75 Mall Live Search
17:03 / E Diele, 20 Korrik 2025 / G T

Skuadra e Feyenoordit i bën një prezantim të veçantë futbollistit portugez

Skuadra e Feyenoordit ka bërë një “goditje” gjatë afatit kalimtar të verës.

Ata kanë transferuar lojtarin portugez, Goncalo Borges, shkruan Indeksonline

Një prezantim interesant iu bë lojtarit. Një helikopter zbarkoi në fushë, dhe të gjithë po prisnin se kush do të shfaqej.

Ishte pikërisht lojtari i Portos, që doli nga helikopteri dhe u prezantua para tifozëve të klubit holandez.

Raportohet se marrëveshja mes Feyenoordit dhe Portos për Borgesin është rreth 7 milionë euro, plus 2 milionë bonuse./Indeksonline/