75 Mall Live Search
17:59 / E Diele, 09 Shkurt 2025 / G T

Skuadra e fundit në Championship e eliminon Liverpoolin nga FA Cup

Skuadra e Plymouth ka shënuar fitore të madhe në 1/16 e finales në FA Cup, pasi mposhti minimalisht 1:0 Liverpoolin.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Hardie në minutën e 53’të nga pika e bardhë e penalltisë, shkruan Indeksonline

Me këtë humbje, “The Reds” eliminohen nga kompeticioni më i vjetër në planet, FA Cup.

Kujtojmë që mbrëmë u eliminua edhe skuadra e Chelseat.

Skuadra e Plymouthit është në pozitën e fundit në tabelë në Championship dhe arriti ta mposhte ekipin e parë në Premier League./Indeksonline/