75 Mall Live Search
10:14 / E Martë, 28 Maj 2024 / L K

Skuadra e La Ligas përjeton ferrin, aeroplani bën ulje emergjente

Skuadra e Cadizit ka përjetuar ferrin me sy në një udhëtim me aeroplan me destinacion El Salvadorin.

Një problem në një nga motorët e Boeing 767 që po transportonte skuadrën ka bërë që aeroplani të kishte një ulje emergjente në aeroportin e Seviljes.

Euro Atlantisi ishte kompania që po bënte fluturimin. Skuadra spanjolle ka anuluar tërësisht ekspeditën për shkak të sigurisë së dobët.

“Për fat të mirë, gjithçka përfundoi me frikë, por lojtarët e Cadizin u pushtuan nga paniku.

“Menduam se po vdisnim, gjithçka na ka shkuar në mendje” ka thënë futbollisti i Cadiz, Alex Fernandez./Indeksonline/