Skuadra e ligës së dytë në Angli i bën ofertë Arsene Wengerit
Arsene Wenger nuk është angazhuar në asnjë klub si trajner prejse u largua nga Arsenali vitin e kaluar.
Francezi që qëndroi për 22 vite në Londër, ka marrë ofertë pikërisht nga skuadra e këtij qyteti, Fulham.
Këta të fundit edicionin e ardhshëm do të garojnë në Championship pasi që sivjet nuk arritën të siguronin ekzistencën.
Sipas mediumeve angleze, Wenger e ka refuzuar ofertën. /Indeksonline/