Skuadra e ligës së katërt eliminon Ajaxin nga Kupa e Holandës, ky është festimi i tyre

Skuadra nga liga e katërt holandeze, USV Hercules ka bërë befasin e mbrëmjes.
Ajo arriti ta elimonoj skuadrën e Ajaxit nga Kupa e Holandës, duke e mposhtur me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.
Hercules kishte epërsinë nga pjesa e parë, ku shkoi në pushim me rezultat 1-0.
Pastaj ata arritën ta dyfishonin epërsinë por që Ajaxi arriti ta barazonte rezultatin me dy gola të shënuar brenda gjashtë minutave.
Hercules u kualifikua në 1/8 e finales pasi heroi i tyre, Mats Grotenbreg shënoi golin e fitores në 90+3.
Festa e skuadrës ishte e madhe pasi ata shënuan fitore dhe eliminuan nga Kupa e Holandës gjigantin e madh holandez./IndeksOnline/