17:33 / E Martë, 12 Prill 2022 / OSH

Skuadra e Ligës së Parë në formë ideale, por i ndan rrugët me trajnerin!

FC A&N ka njoftuar se me marrëveshje të dyfishtë ka ndërprerë bashkëpunimin me kryetrajnerin, Petrit Rushiti.

Skuadra nga Prizreni momentalisht gjendet në pozitën e pestë në Grupin A të Ligës së Parë, me 30 pikë të mbledhura pas 21 ndeshjeve.

A&N ka falënderuar Rushitin për kontributin e dhënë, duke i uruar suksese në karrierën e tij.

Njoftimi i plotë nga A&N:

Të nderuar adhurues të klubit tonë dhe ju sportdashës Kosovar ju informojmë që pas një marrëveshje mes të dy palëve kemi ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e skuadrës seniore , Petrit Rushiti , e falenderojmë Petritin për gjithë punën e tijë profesionale që e bëri tek ne duke i motivuar futbollistët në gjdo aspekt e duke sjellë lojra të bukura me njohuritë e tijë , Rushitit i urojmë suksese në karrierën e tijë , kurse neve na mbetet të punojmë fort për ta ndjekur objektivin e vetëm që është ngritja në superligën e Kosovën.

Mirë u pafshim Petrit Rushiti , suksese !