Skuadra e Ligës së Parë prezanton trajnerin e ri

A&N e ka prezantuar trajnerin e ri. Skuadra e Liges së Parë do të udhëhiqet nga Petrit Rushiti.
E hapim ditën e premte me lajmin ekskluziv për prezantimin e trajnerit të ri të skuadrës tonë. Tashmë kur vetëm se kemi hyrë në pushim të edicionit 21/22 në Ligën e Parë të seniorëve klubi ynë po përgadit strukturat elementare të klubit , klubi ynë ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin e njohur Petrit Rushiti i cili do na bashkohet me ne në rrugëtimin tonë , Rushiti një trajner i ri cilësor me ambicie të mëdha e që me eksperiencën e tijë që do e praktikojë tek ne pritet të na ndihmojë tej mase në arritjen e objektivave.
Rushiti ishte pjesë e shumë skuadrave në Kosovë e që së fundi vie nga KF Ferizaji aty ku ishte ndihmës trajner i Arbnor Morinës , në të kaluarën e tijë ai ishte pjesë e KF Drenica , KF Vitia dhe KF Ferizaj (juniorët) , një CV jo e lënë bosh pasi që si ndihmës trajner ai arriti mjaft mirë që të ketë suksese si në superligë ashtu edhe në ligë të parë.
Petriti është i paisur me licensën “A” për trajnerë dhe gjithashtu së fundmi ai ka arritur që edhe të marr licensë për trajner atletikë(kondicional) ku shquhet për përgaditjen fizike të lojtarëve.
Trajneri i ri do prezantohet më gjerësishtë me 17/12/2021 në hapjen e akademisë tonë madhështore ku dhe do shpalosen objektivat e klubit së bashku me gjithë planprogramin tonë , kjo nuk do të jetë gjithqka përfundimtare pasiqë risitë në klubin tonë nuk do ndalen ku ditëve në vijim gjdo gjë e re do prezantohen ekskluzivisht.
Petritit i dëshirojmë fat dhe i urojmë suksese me ne , me FC A&N ku shpresojmë dhe besojmë që së bashku të arrijmë te caku i objektivave tona” thuhet në njoftimin e klubit./Indeksonline/