75 Mall Live Search
15:51 / E Premte, 23 Prill 2021 / Blerim

Skuadra e Mainzit ka një mesazh për Lewandowskin: Pushoni edhe një javë…

Skuadra e Mainz e pret nesër kampionin aktual të Gjermanisë, FC Bayern Munchen.

Përmes komunikatës për media, trajneri i klubit gjerman, Hansi Flick tha se Robert Lewandowski është i gatshëm për këtë duel, shkruan IndeksOnline

“Robert Lewandowski është pjesë e skuadrës, ashtu edhe Leon Goretzka”, tha para mediave Flick

Në rrjetet sociale erdhi komenti i FSV Mainz 05, duke i ofruar pushim sulmuesit polak.

“Pushoni edhe një javë Lewandowskin. Rikuperimi i bën mirë dhe është shumë i rëndësishëm”, ka shkruar skuadra e Mainzit.

Kujtojmë që Robert Lewandowski i mungoi Bayernit në gjatë ndeshjet e fundit.

Lewa është golashënuesi më i mirë në Bundesliga për këtë sezon me 35 gola. Ai synon ‘Këpucën e Artë’./IndeksOnline/