Skuadra e madhe nga Premierliga interesohet për trajnerin e Napolit

Skuadra nga Premierliga, Wolverhampton Wanderers është interesuar për ta transferuar trajnerin e Napolit, Gennaro Gattuso.
Wolves janë duke u interesuar që në radhët e veta ta sjellin teknikun, Gattuso, pasi e ardhmja e tij nuk duket se do të jetë edhe gjatë te klubi italian, shkruan IndeksOnline
Gattuso e zëvendësoi Carlo Ancelottin në dhjetorin e vitit 2019 dhe arriti të fitojë Kupën e Italisë në sezonin e parë, por ky edicion ka qenë e vështirë dhe ka prishur marrëdhëniet me presidentin Aurelio de Laurentiis.