75 Mall Live Search
23:23 / E Diele, 14 Maj 2023 / C E

Skuadra e mërgatës kosovare futet në Bundesligën gjermane në futsall

Skuadra kosovare e futsallit nga Gjermania, FC Liria Berlin, sezonin e ardhshëm do të garoj në Bundesligë.

Pas fitores së thellë 6-1 ndaj Sparta Futsal HSC, Liria siguroi plasmanin në nivelin më të lartë të futsallit në Gjermani.

Ky është ekipi i parë i mërgatës shqiptare që arrin një sukses të tillë.

Në fitoren e sotme, ishte i pranishëm edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti. /IndeksOnline/