Skuadra e Mërgim Vojvodës merr kreun e tabelës së Serie A

Torino i është rikthyer fitoreve dhe ka marr përkosisht kreun e Serie A.
Skuadra ku luan futbollisti kosovar, Mërgim Vojvoda, e ka mposhtur në udhëtim skuadrën e Veronës, me rezultat 2-3, shkruan IndeksOnline.
Sanabria, Zapata dhe Adams ishin golshenues për Torinon, ndërsa Kastanos dhe Mosquera për Veronan.
Torino edhe pas pesë ndeshjeve vazhdon të mos ketë humbje në Serie A, duke shënuar tre fitore e dz barazime, dhe është lidere e tabelës me 11 pikë.
Në anën tjetër Verona ka gjashtë pikë dhe renditet në vendin e nëntë./IndeksOnline/