75 Mall Live Search
11:34 / E Premte, 20 Shkurt 2026 / L A

Skuadra e MLS-së përforcohet në merkato, transferon ish-lojtarin e Barcelonës

Skuadra e MLS, Columbus Crew ka transferuar një ish-lojtar të Barcelonës.

Bëhet fjalë për portugezin, Andre Gomes, i cili vjen si transferim i lirë pas shkëputjes së kontratës me Lille.

Gomes, nënshkroi kontratë njëvjeçare e gjysmë me skuadrën amerikane.

Gomes, pati sukses me Barcelonën ku fitoi La Ligën dhe Kupën e Mbretit në vitin 2018.

Ai ishte pjesë e asaj skuadre të Portugalisë, që fitoi Evropianin në vitin 2016./IndeksOnline/