75 Mall Live Search
17:33 / E Martë, 12 Maj 2026 / Gj Sh

Skuadra e njohur angleze interesohet për mbrojtësin e Dritës

Raddy Ouvoka mund të largohet nga Drita gjatë afatit kalimtar veror.

Sipas raportimeve, mbrojtësi nga Congo po monitorohet nga skuadra e njohur angleze, Blackburn Rovers, shkruan IndeksOnline.

Madje Blackburn ka nisur edhe bisedimet me 26 vjeçarin, duke qenë në fazat fillestare.

Ouvoka u transferua te Drita në vitin 2022, duke pasur paraqitje të mira me kampionin e Kosovës.

Ai ka fituar dy tituj të Kampionit të Kosovës, në sezonin 2024/25 dhe 2025/26.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është rreth 600 mijë euro./IndeksOnline/