75 Mall Live Search
18:33 / E Diele, 26 Dhjetor 2021 / AR

Skuadra e njohur angleze vihet pas Vedat Muriqit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka një ofertë nga një klub anglez, për shkak se ku gjendet momentalisht në Lazio, nuk është duke pasur minutash dhe pritet të largohet.

Të paktën tani për tani, Vedat Muriqi u kthye në Stamboll për të kaluar këtë periudhë pushimi me familjen e tij, u kthye në qytetin që e priti si mbret dhe në të cilin do të kthehej edhe për të luajtur. Sidomos nëse me fanellën verdheblu të klubit nga ana aziatike e qytetit.

Ish-lojtari i Fenerbahçes dhe tani komentator në TRT 1, Ridvan Dilmen ka zbuluar të ardhmen e Muriqit, duke thënë se ka një ofertë nga një klub anglez.

“Me Vedatin fola mbrëmë, ideja e tij është të kthehet të luajë në Turqi, por për momentin nuk ka ka pasur ndonjë takim me ndonjë klub. Megjithatë, nëse ai kthehet, ai do të donte ta bënte këtë te Fenerbahce”.

Dilmen shtoi gjithashtu se i vetmi propozim konkret, deri më tani, ka ardhur nga Anglia.

“Po të kishte oferta nga një klub turk do të më thoshte dhe nuk do ta kisha problem ta raportoja. Oferta e vetme për momentin ka ardhur nga Hull City”.

Klubi luan në Ligën e Parë të Anglisë, ku është në vendin e 19-të, +4 nga zona e rënies.

Dilmen u shpreh edhe për mundësinë e një shkëmbimi mes Muriqit dhe Van Aanholt, mbrojtësit të krahut të Galatasaray.

“Vedati më tha se nuk di asgjë për këtë”.