75 Mall Live Search
14:01 / E Diele, 17 Janar 2021 / kutia

Skuadra e njohur e Serie A shkarkon trajnerin!

Skuadra e Torinos para pak çastesh ka vendosur që ta shkarkojë nga detyra e trajnerit, Marco Giampaolon.

Torino, gjithashtu ka bërë të ditur edhe zëvendësuesin e tij e që do të jetë, Davide Nicola, shkruan IndeksOnline

Lajmin e ka bërë të ditur, “Sky Sports Italia”, ku thuhet se Giampaolo tashmë është shkarkuar dhe pritet vetëm njoftimin zyrtar.

Zëvendësuesi i tij duhet të jetë Nicola, i cili së pari duhet të ndërpresë kontratën me Genoa, ku ai u shkarkua në fund të sezonit të kaluar.