15:26 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Skuadra e njohur kosovare e bën si në diskoteke: 2 euro për meshkuj, gratis për femra

Skuadra e cila do të jetë edicionin e ardhshëm pjesë e Superligës së Kosovës, Fc Vushtrria ka vendosur që të lejojë hyrjen falas për femrat në stadium.

Këtë vendim e ka marrë para ndeshjes me Onix, ndërsa çmimi për hyrjen e meshkujve është 2 euro.

Këtë vendim Vushtrria ka premtuar se do ta aplikojë edhe edicionin e ardhshëm./Indeksonline/