75 Mall Live Search
19:58 / E Martë, 28 Dhjetor 2021 / OSH

Skuadra e njohur kosovare e ndërron emrin, nga sot quhet FC Phoenix

Skuadra e njohur në futbollin kosovar, FC Onix nuk do të mbajë më këtë emër. Skuadra istogase do të quhet FC Phoenix.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i skuadrës, Ado Ferati.

Onix rënditet në pozitën e tretë tabelare në grupin A të Ligës së Parë. Skuadra simpatike nga Dukagjini bën pjesë edhe në Kupën e Kosovës ku do të përballet me KEK-un.

Phoenix ka synime të qarta për futjen në Superligë. Kapiteni i skuadrës, Enis Miranaj ka konfirmuar se Phoenix do të udhëtoj në janar për stërvitje në Shqipëri dhe presin formë të lartë në pranverë./Indeksonline/