Skuadra e njohur kosovare njofton shuarjen: Nëse dikush e do ekipin, le të shkruaj mesazh!

Skuadra kosovare që garon në Ligën e Tretë, Bashkimi nga Krusha e Madhe ka njoftuar shuarjen e aktivitetit. Këtë vendim e kanë marrë për shkak të vështirësive financiare. Bashkimi ka njoftuar se kushdo që është i interesuar të marrë drejtimin e klubit, duhet të lajmërohet në “Inbox”.
“Të dashur krushjan dhe sportdashës, ju njoftojmë se KF.Bashkimi ka shuar aktivitetin e vet sportiv. Kryesia e kaluar ka përfunduar mandatin katër vjeqar dhe nuk po munden të vazhdojnë punën më tutje.
Një klub me tradit me mbi 63 vite aktivitet ,sot nuk mund të vazhdojë garat në Ligën e tretë të futbollit të Kosovës .
Arsyeja është që nuk ka dikush që do ta merr nën udhëheqje dhe kushtet jo të mira materiale . Kanë mbetur edhe pak kohë deri në fillimin e kampionatit, nëse nuk ka njerëz që mund ta marrin klubin nën udhëheqje atëherë do të shuhet aktiviteti.
Andaj bëj apel që nëse dikush mundet të marr nën udhëheqje KF.Bashkimin le të shkruajnë në inbox-in e klubit.
Ju faleminderit për mirëkuptim !
Të gjithë në përkrahje të klubit tonë !
Dy foto të ndryshme në kohë” thuhet të njoftimin e klubit kosovar./Indeksonline/