75 Mall Live Search
23:44 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Skuadra e njohur malazeze bëhet me kryesi shqiptare

Kuvendi i Klubit të futbollit “Deçiqi”, në përbërje nga Nikollë Sinishtaj, Gjeto Vulaj, Emin Palaj, Nexhad Krniq, Leon Dukaj dhe Anton Gjonlekaj, sot në mbledhjen e mbajtur emëroi për President të klubit, Pal Dreshaj, profesor i kulturës fizike.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi statutin e klubit dhe zgjodhi organet e reja të klubit.

Kryetar i Kuvendit të klubit të futbollit u zgjodh, Leon Dukaj, profesor i kulturës fizike dhe u emërua edhe këshilli drejtues në përbërje prej: Pal Dreshaj, Mark Camaj, Demir Krkanoviq, Albino Camaj dhe Ferid Pio Koqiq.

Në këtë mbledhje, Kuvendi i klubit, bëri edhe shkarkimin e Presidentit të deri tanishëm, Tahir Dresheviq.