23:59 / E Premte, 29 Shtator 2023 / Gj. Sh

Skuadra e njohur spanjolle shkarkon trajnerin

Drejtuesit e Almerias marrin vendimin e rëndësishëm për të tentuar largimin e krizës së rezultateve të këtij fillimsezoni në La Liga.

Klubi andaluz ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Vicente Moreno, për shkak të rezultateve të dobëta.

Ky hap është hedhur menjëherë pas humbjes së fundit 5-1 ndaj Sevillas në kuadër të javës së shtatë.

Në shtatë takime Almeria ka mundur të grumbullojë vetëm dy pikë, pra ka marrë dy barazime dhe shtatë humbje, duke qenë skuadra me golaverazhin më të dobët, 1/18.