Skuadra e Premierligës e nis fuqishëm vitin, bën dy blerje të kushtueshme
Premierliga ka nisur në befasi në rezultate në 2026. Ky është një paralajmërim për skuadrat e kreut se nuk do të kenë punë të lehta me skuadrat që zënë pozita të poshtme tabelare.
Uest Hem do të jetë njëra nga to ngase është përforcuar në këtë afat kalimtar. Skuadra londineze sot ka arritur marrëveshje me dy lojtarë. Te “çekanët” do të vijë si përforcim Castellanos i Lazios për 29 milionë euro.
Uest Ham ka arritur marrëveshje edhe me Pablon nga Gil Vicente për 23 milionë euro. /Indeksonline/

