75 Mall Live Search
19:33 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Skuadra e Premierligës ia sheh sherrin kompanisë së basteve

Federata Angleze ka hapur një hetim lidhur me shkeljet e mundshme nga një nga skuadrat e Premierligës, shkruan indeksonline.

Sipas raporteve angleze, FA ka kërkuar gjobë për Newcastle pasi ka bërë një shkelje të rregullosrës për skuadrën e moshave të reja.

Gjatë një ndeshje skuadra U-18 ka mbajtur fanellat me sponsor të kompanisë së basteve që është e ndaluar të mbahet për grupmoshat e reja.

Diçka e tillë ndalohet rreptësisht të skuadrat e moshave, pasi kompanitë e basteve lejohen të vendosin logon vetëm në fanellat e ekipit të parë. /IndeksOnline/

 

Temat: