75 Mall Live Search
10:25 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Skuadra e Premierligës interesohet për Granit Xhakën

Arsenali e bëri të qartë se Granit Xhaka do të largohet në janar dhe që tashti klubet kanë filluar të interesohen për shërbimet e tij.

“The Times” raporton se Newcastle po e shqyrton një lëvizje në merkaton e dimrit për mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka, transmeton Indeksonline.

Xhakës iu hoq edhe shiriti i kapitenit këtë javë pas fjalëve që përdori ndaj tifozëve të Arsenalit, që siç duket i shau.

Me Euron 2020 në horizont, transferimi në Newcastlet shihet si mundësi për Xhakën që të luajë në formacionin bazë./Indeksonline/