11:40 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Skuadra e Premierligës kërkon Elseid Hysajn

Atletico e Madridit hoqi dorë nga Elseid Hysaj, pasi afroi Kieran Tripier nga Totenhemi. Kështu që edhe një pistë tjetër për Hysajn u shua, por sërish shqiptari shihet larg Napolit këtë verë.

Siç raporton “Sky Sport”, tashmë është Totenhemi që po sheh me interes çështjen e mbrojtësit shqiptar.

Me krahun e djathtë të boshatisur nga ikja e Tripier, londinezët kanë hedhur sytë jo vetëm nga Hysaj, por edhe nga Florenci.

Rasti i Hysajt do të jetë më i lehtë për Totenhemin, për faktin se Napoli e ka në shitje lojtarin, në kundërshtim nga Roma që largimin e Florenzit e sheh me shumë skepticizëm.

Mbetet të shihet tashmë se cila do të jetë ardhmja e Hysajt, emri i të cilit është përmendur në ambientet e shumë skuadrave.