75 Mall Live Search
11:36 / E Enjte, 12 Janar 2023 / B O

Skuadra e Premierligës kryen blerje 40 milionëshe

Yjet e futbollit evropian vazhdojnë të zbarkojnë në Premierligën Angleze. Georginio Rutter është supertalenti i radhës që karrierën do ta vazhdojë në Angli.

20 vjeçari ka arritur marrëveshje me Leeds United duke braktisur skuadrën e Hoffenheim pas vetëm një viti. 28 milionë euro është tarifa fikse e transferit, ndërsa me shtesa kjo blerje kap vlerën e 40 milionë eurove.

Lojtari do të udhëtojë në Leeds sonte për testet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës afatgjate./Indeksonline/