08:39 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Skuadra e Premierligës nënshkruan me mbrojtësin e Ajaxit

Brighton ka përfunduar transferimin e Joel Veltman nga Ajaxi.

Skuadra e Premierligës ka zyrtarizuar transferimin derisa në arkat e holandezëve do të paguaj rreth 1 milionë euro.

Veltman bëri debutimin e tij me Ajax në vitin 2012 dhe ka qenë me klubin për 19 vjet, pasi ka hyrë në sistemin e akademisë së klubit.

28 vjeçari ka bërë më shumë se 200 paraqitje për gjigantët holandezë, duke shënuar dhjetë gola. Ai ka fituar katër tituj të Eredivisie dhe ka luajtur rregullisht në Ligën e Kampionëve. /IndeksOnline/