Skuadra e Premierligës nënshkruan me talentin më të madh skocez, u zbulua nga Gerrard

Nathan Patterson, i është bashkuar sot Evertonit. Ylli i Glasgou Rangers është zyrtarizuar te skuadra e Rafa Benitez.
Mbrojtësi i krahut të djathtë llogaritet si talenti më premtues skocez dhe për këtë arsye Everton ka paguar 15 milionë euro për shërbimet e tij.

Patterson ishte zbuluar nga Gerrard i cili e kishte llogaritur atë si një nga mbrojtësit më perspektivë në Evropë.

Ky është transferi i dytë në mbrojtje për Everton pasi dy ditë më parë zyrtarizuar blerjen e Mykolenkos, ukrainasit që luan në krahun e majtë të mbrojtjes./Indeksonline/