75 Mall Live Search
14:23 / E Mërkurë, 02 Mars 2022 / B O

Skuadra e Premierligës pezullon marrëveshjet milionëshe me dy kompanitë e famshme ruse

Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon të prodhojë pasoja për shtetin e Putinit. Së fundi skuadra e Evertonit ka njoftuar pezullimin e dy marrëveshjeve me dy kompani gjigante ruse.

“Klubi konfirmon se ka pezulluar të gjitha marrëveshjet e sponsorizimit komercial me kompanitë ruse USM, Megafon dhe Yota me efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e Evertonit.

Pjesë e skuadrës angleze është edhe ylli ukrainas, Mykolenko.

“Kjo situatë tragjike duhet të marrë fund sa më parë dhe të shmanget çdo humbje e mëtejshme jetësh. Lojtarët, stafi, trajnerët dhe të gjithë ata që punojnë në Everton po ofrojnë mbështetje të plotë për lojtarin tonë Vitalii Mykolenko dhe familjen e tij” thuhet ndër të tjera në njoftimin e Evertonit./Indeksonline/