Skuadra e Premierligës thyen rekord, asnjë faull në ndeshjen e fundit
Wolves ka arritur të bëjë diçka që nuk ia kishte dalë asnjë skuadër tjetër në 6,064 ndeshje të Premier League që prej sezonit 2003/04.
Skuadra e Dos Santos nuk ka shkaktuar asnjë faull të vetëm në ndeshjen e fundit ndaj Brighton Hove & Albion që është zhvilluar ditën e shtunë.
Diçka që nuk kishte ndodhur që prej sezonit 2003/04.
Woves është një nga surprizat e këtij sezoni në Premier League. Skuadra që vetëm verën e kaluar u ngjit nga Championship, ka shkëlqyer në Premier League.
Aktualisht Ujqërit ndodhen në vend të 10-të të renditjes, por me një fitore në ndeshjen e radhës mund të ngjiten në vend të 7-të.