75 Mall Live Search
16:57 / E Enjte, 09 Dhjetor 2021 / B O

Skuadra e re e Haaland, Raiola: E dim saktë, e kemi menduar që dy vjet!

Afati kalimtar i verës të vitit 2022 pritet të jetë tejet bombastik. E ardhmja e Kylian Mbappe dhe Erlind Haaland pritet ta bëj interesant këtë afat.

Dy superyjet pritet të ndërrojnë skuadra në verë dhe ende nuk dihet se ku do të kalojnë.

Menaxheri i Haaland, Mino Raiola ka thënë se ai dhe lojtari kanë ide të qarta për të ardhmen.

“Kemi dy vite që mendojmë. Kemi ide të qarta se ku duhet të shkojë Haaland” ka thënë Raiola.

Në anën tjetër, Borussia Dortmund ende nuk konfirmon apo refuzon se ka një klauzolë largimi për yllin norvegjez.

Raportohet se klauzola e lirimit të tij është 75 milionë euro./Indeksonline/