Skuadra e Ronaldos merkato në Londër, synon mesfushorin e Arsenal

Mas Marcelo Brozovic, Al-Nassr është rikthyer në merkato. Këtë herë në shënjestrën e arabëve përfundon Jorginho, mesfushori që aktivizohet në radhët e Arsenal. Braziliani i natyralizuar në italian u transferua te “The Gunners” në merkaton e janarit dhe aktualisht ka kontratë edhe për një tjetër vit me londinezët.
Megjithatë, në rast se arabët prezantohen me ofertën e duhur atëherë Arsenal është gati të heqë dorë nga Jorginho. Topcinjtë pretendojnë të arkëtojnë 12 milionë euro dhe këtë ia kanë bërë të qartë atyre të Al-Nassr. Tashmë, topi është në fushën e arabëve dhe pas Brozovic e Cristiano Ronaldos kërkojnë të pasurojnë organikën edhe me një tjetër yll nga Europa.