13:13 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Skuadra e Santiago Solarit vlen 236 tituj

”Ne kemi bërë diçka të vështirë të duket e lehtë. Duket se ne do të luajmë në finalen e Champions Leagues çdo vit, por kjo s’qëndron kështu. Gjatë viteve të para këtu, ne nuk ishim afër”.

Këto janë fjalët e kapitenit, Sergio Ramos më 22 maj të këtij viti, katër ditë para se Real Madridi ta fitonte titullin e 13-të të Champions Leagues, dhe të katërtin e tij personalisht.

Lojtarët e skuadrës aktuale të Real Madridit kanë një numër impresiv të titujve – 236 tituj së bashku. Ky numër është përbërë nga 24 kampionate, 59 Champions League, 69 Kupa të Botës për klube, 13 Copa del Rey, 45 Superkupa evropiane dhe 26 Superkupa spanjolle.

Në termat individual, dy kapitenët, Ramos dhe Marcelo i prijnë listës së lojtarëve me më së shumti tituj, transmeton IndeksOnline.

Të dy kanë fituar nga 20 tituj për ”Los Blancos” (dy kampionate, katër Champions League, katër Botërore për klube, dy Copa del Rey, tri Superkupa evropiane dhe tri Superkupa spanjolle.

17 prej këtyre titujve kanë ardhur vetëm prej vitit 2010 e tutje.

Triumfi i tyre i fundit në Abu Dhabi madje e kaloi edhe Camachon dhe Casillas, të cilët fituan nga 19 tituj në Madrid. Vetëm Paco Gento (23) dhe Sanchis (21) kanë më shumë se dyshja e lartëcekur.

Vlen të përmendet se Botërori i klubeve ua dha një debutim me tituj lojtarëve si Courtois, Odriozola, Vinicius, Reguilon dhe Valverde./IndeksOnline/