75 Mall Live Search
00:00 / E Diele, 25 Shkurt 2024 / G T

Skuadra e Serie A ku luajnë dy shqiptarë vendos shkarkimin e trajnerit

Skuadra e Sassuolos ka vendosur për shkarkimin e trajnerit, Alessio Dionisi pas humbjes sot në Serie A.

Ekipi ku luajnë futbollistët shqiptarë, si Nedim Bajrami dhe Marash Kumbulla pësoi humbje në javën e 26-të në Serie A nga Empoli me rezultatin 2:3, shkruan Indeksonline

Pas kësaj humbje, Di Marzio raporton se skuadra italiane ka vendosur të shkarkoj trajnerin.

43-vjeçari ishte emëruar trajner i klubit italian gjatë vitit 2021. Kurse gjatë karrierës ka qenë trajner edhe në ekipet si: Empoli, Venezia  dhe Imolese./Indeksonline/