14:37 / E Hënë, 10 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Skuadra e Serie A shkarkon trajnerin, menjëherë zyrtarizon tjetrin

Spali zyrtarisht ka shkarkuar trajnerin Leonardo Semplici, që kishte çuar klubin nga Serie C drejt ligës më të fortë në Itali.

Klubi ka caktuar Gigi Di Biagion pasues të Semplicit.

Leonardo Semplici

Vendimi për shkarkim erdhi pas humbjes 2-1 nga Sassuolo. Kjo ishte humbja e 16-të në këtë edicion në Serie A.

52-vjeçari Semplici ishte trajner i Spalit që nga dhjetori i 2014-s.

Në atë sezon arriti ta çonte klubin në Serie B, ndërsa një sezon më vonë e dërgoi në Serie A, duke i dhenë fund pritjes 49-vjeçare për rikthim në top ligën.

Gigi Di Biagio