75 Mall Live Search
22:32 / E Martë, 27 Janar 2026 / Gj Sh

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr tre pikë të reja në Bundesligë.

Hoffenheim ka shënuar fitoren e katërt radhazi, pasi e mposhti në udhëtim Werder Bremenin, me rezultat 0-2, shkruan IndeksOnline.

Dy futbollistët kosovar, Albian Hajdari e Leon Avdullahu luajtën plot 90 minuta sonte, derisa sulmuesi Fisnik Asllani u pushua nga trajneri, Christian Ilzer.

Alexander Prass dhe Grischa Promel ishin golashenues e kësaj sfide.

Hoffenheim me këtë fitore dalngadal po shkon drejt garave evropiane, pasi aktualisht me këtë fitore ngritet në vendin e tretë në tabelën e Bundesligës, me 39 pikë.

Në anën tjetër, Werder Bremen ka 18 pikë dhe renditet në vendin e 15-të./IndeksOnline/