75 Mall Live Search
15:17 / E Martë, 04 Janar 2022 / B O

Skuadra e shqiptarit në Premierligë pranë shitjes te miliarderi serb

Skuadra e Premierligës Angleze, Sauthampton është fare pranë shitjes. Skuadra ku luan Armando Broja pritet të jetë pronë e miliarderit serb, Dragan Solak.

Pronari aktual, Gao Jisheng pritet ti shes aksionit Dragan Solakut, pronarit të operatorit televiziv kabllor United Group.

Menaxheri Ralph Hasenhuttl dhe lojtarët e tij të Southampton tashmë janë informuar për marrëveshjen e cila është drejt fundit.

Aksioneri aktual i Southampton-it, Jisheng, bleu 80 për qind të aksioneve të tij në vitin 2017, por raportet e fundit thonë se ai kishte hequr interesimin ta menaxhojë skuadrën angleze./Indeksonline/