75 Mall Live Search
10:56 / E Enjte, 02 Janar 2020 / indeksADMonline

Skuadra e Superligës e liron portierin titullarë, ai po i pret rrogat nga ta!

Vushtrria e ka ndërprerë kontratën me portierin e tyre të parë, Petrit Tahiri.

26 vjeçari, përmes një postimi në Facebook ka treguar se është larguar nga skuadra edhe pse ka ende rroga pa marrë.

Tahiri ka njoftuar se na sot është i hapur për të gjithë skuadrat për të bashkëpunuar.

Ky është njoftimi i tij:

“Dua ti njoftoj te gjith qe me nuk jam futbollist i “FC”Vushtrria më pasi qe me nuk bej pjes ne planet e tyre , dhe keshtu detyrimisht pas rishqyrtimit te kontratav nuk kam pranuar kushtet e ofruara te Vushtrris dhe detyrimisht kam kerkuar marrëveshje për shkëputjen e kontratës , aktualisht po pres vetëm kryerjen e obligimeve ndaj meje,.

Ndryshe nga tani do të jem futbollist i lirë” dhe i hapur per oferta .

Faleminderoi Tifozet e flakt Forca per mbeshtetjen e tyre ? , Qytetit dhe Klubit te Vushtrris i deshiroj suksese ne vazhdim .!