Skuadra e Superligës ndahet me trajnerin e njohur
Ballkani ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin e tyre, Gani Sejdiun.
Skuadra që siguroi mbijetesën në javët e fundit ka njoftuar se nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.
Suharekasit kanë tentuar të arrijnë marrëveshje por në fund janë ndarë me trajnerin, shkruan Indeksonline.
Ky është njoftimi i tyre:
Ndajmë rrugët me trajnerin Gani Sejdiu
Therandë,02 Qershor 2019 – Pas një takimi miqësor me trainerin Gani Sejdiu për të shikuar mundësitë për vazhdim të bashkëpunimit edhe për edicionin e ri,njoftojmë të gjithë se marrëveshja nuk është arritur.
FC Ballkani falenderon trainerin Gani Sejdiu për punën e tij të deritanishme me skuadrën tonë,duke i dëshiruar fat dhe sukses në të ardhmen.
