Skuadra e Superligës së Kosovës e shkarkon trajnerin

Humbja e djeshme nga Prishtina i ka kushtuar me punë Arsim Thaçit.
Trajneri i Malishevës sot është njoftuar me shkarkim nga detyra.
“Malisheva ka vendosur të liroj nga detyra trajnerin Arsim Thaçi pas nisjes zhgënjyese të sezonit. Shprehim falënderim për punën e deritanishme” thuhet në njoftimin e Malishevës./Indeksonline/