19:54 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Skuadra e Superligës transferon futbollistin nga Serbia

Ballkani nga Suhareka ka transferuar futbollistin serb, Demir Avdic.

Përmes një komunikate në Facebook, skuarekasit kanë bërë të ditur se qendërsulmuesi i lindur në Novi Pazar do të mbroj ngjyrat e tyre.

Avdic edhe më herët ka luajtur në Kosovë me ish-kampionët e Superligës, Trepça 89.

28 vjeçari ka luajtur me disa klube nga Austria, Bosna, Mali i zi dhe serbia. /IndeksOnline/