Skuadra e Valon Berishës bëhet me trajner të ri, një ish-asistent të Jose Mourinhos

Skuadra e LASK Linzit, nga Bundesliga e Austrisë është bërë me trajner të ri.
Një ish-asistent i Jose Mourinhos, Joao Sacramento, është emëruar në stolin e klubit austriak, shkruan Indeksonline
Në skuadrën nga Austria, Sacramento e ka edhe një lojtar nga Kosova. Ai është Valon Berisha, i cili ka kontratë deri në vitin 2026.
Sacramento së fundi ishte asistent te skuadra e Al-Duhail. Kurse një kohë e kaloi si asistent i Jose Mourinhos te skuadrat e njohura si: Roma dhe Tottenham Hotspur./Indeksonline/
🚨🇵🇹 𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋 | João Sacramento is the new manager of Austrian club LASK! ⚫️⚪️
— EuroFoot (@eurofootcom) June 4, 2025
He was previously Jose Mourinho’s assistant at Tottenham and Roma. pic.twitter.com/vjySwkBemJ