75 Mall Live Search
08:23 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Skuadra e Young Boys bëjnë homazhe për Florijanën

Trupi i pajetë i futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili, është gjetur dje në ujërat e liqenit Como.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, nga klubi Young Boys në Zvicër, ku luante edhe Florijana, kanë bërë homazhe në nderim të saj.

“Pusho në paqe, Flori”, kanë shkruar ata.

Lajmi për vdekjen e saj ka tronditur opinionin publik, e reagimet dhe shprehjet e ngushëllimeve nuk kanë munguar.

Ismaili, me prejardhje nga Lugina e Preshevës, po ashtu luante për Kombëtaren Zvicerane të futbollit.