Skuadra franceze përpiqet të nxjerrë një grua, kryeministri Rama në vendin e ngjarjes
Ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë misionin e tyre për gjetjen e personave që dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama qysh nga dje po qëndron afër qytetarëve dhe zonave të prekura nga tërmeti, derisa momentalisht është në Durrës, ku skuadra franceze e elitës së kërkim/shpëtimit, po përpiqet qysh pa gdhirë të nxjerrë nga një rrënojë e tejet e rrezikshme, një grua të mbetur në kurthin e godinës së këputur në themel, përcjellë Indeksonline.
Rama ka thënë se nuk do të ndalojnë së kërkuari deri në frymën e fundit për frymën e fundit.
Kujtojmë që numri i viktimave ka arritur në 31, ndërsa 650 kanë mbetur të plagosur./Indeksonline/